Pelerina, veshja e ngrohtë e këtij dimri
BKT
Lifestyle

Pelerina, veshja e ngrohtë e këtij dimri

Ideja e të mbështjellit me një batanije në këtë periudhë fillim dimri të ngroh fizikisht dhe psikologjikisht. Qofshim në shtëpi apo në rrugë, Micheal Kors vendos të sjell në treg pelerinën e re të frymëzuar nga ajo që dizenjoi në 1999.

“Këtë vit, ne vendosëm që gjërave të rehatshme t'i shtonim hijeshinë dhe t'i përshtasim me mjedisin urban”, thotë dizenjuesi Kors për revistën Harper’s Bazaar. "Kështu që krijuam shumë pelerina, pallto si batanije dhe në një kohë që të gjithë jemi të mbingarkuar, ato shërbejnë si batanijet më elegante”, vijon ai.

Në pasarelën e radhës, një e tillë u vesh nga modelja Kaia Gerber dhe ishte kombinuar me çizme pak a shumë si ato që kishte mbajtur veshur Naomi Campbell në pasarelën e Y2K.

Marrë shkas nga pasarela e 1999, dizenjatori u frymëzua nga fotoja e Joan Didion dhe që atëherë thuhet se ra në dashuri me pelerinat.

“Kur kam parë në fillim foton e Tina Barney ku shfaqej Joan Didion i veshur me pelerinë, u befasova. Gustoja e saj me ka inspiruar në çdo kohë” .

19-vjeçarja Kaia ngjan po aq mahnitëse sa ikonikia Didion. Dhe pikërisht kjo zgjedhje nuk qe aksidentale. “Gjithmonë kam besuar në jetëgjatësinë e gjërave. Pra një dizajn mund t'i rezistojë kohës dhe kjo është për t'u admiruar. Dhe të shohësh këtë pelerinë veshur nga Kaia 20 vjet pas Naomit dhe Joanës është thjesht e përjetshme”.