Futbollisti holandez: Kush s`do të donte të shkonte te Barcelona
BKT
Sport

Futbollisti holandez: Kush s`do të donte të shkonte te Barcelona

Memfis Depaj nuk e heq nga mendja Barcelonën. Sulmuesi dhe blaugranët mund të ishin bashkuar në merkaton e verës, megjithatë problemet ekonomike të klubit penguan finalizimin e tratativës.

Por, blaugranët do ta provojnë sërish pasi edhe trajneri Ronald Kuman këmbëngul për bashkëkombasin e tij. Sakaq, pas ndeshjes së djeshme, ku sulmuesi ishte pjesë e Holandës në miqësoren ndaj Spanjës, Depaj u shpreh se kush nuk do të dëshironte të luante me Barcelonën, transmeton "VipSport".

“Kush nuk do të donte të shkonte te Barcelona? Është një top klub, të shohim çfarë do të rezervojë e ardhmja. Barça është një nga klubet më të mëdha dhe të gjithë do të donin të luanin, por jam i përqëndruar te Lioni dhe kombëtarja holandeze.

Merkato tani nuk është e hapur dhe nuk mendoj për këtë në tani. Po stërvitem mirë dhe po punoj për të qenë një futbollist edhe më i mirë. Ka shumë spekulime, por për momentin këto janë mendimet e mia”, u shpreh Depaj.