30 mijë shtëpi do të furnizohen me energji të gjelbert
BKT
Lajme

30 mijë shtëpi do të furnizohen me energji të gjelbert

Kompania Kelkos Energy, e cila gjatë ditës së sotme mori njoftimin për licensimin e dy hidrocentraleve të reja në Kosovë, njoftoi se me këto kapacitete mbi 30 mijë shtëpi në Kosovë do të marrin energji elektrike të prodhuara nga hidrocentralet e saja me zero ndotje.

Ja njoftimi i plotë i kompanisë:

KelKos Energy ka kënaqësinë të informoj qytetarët e Kosovësse që nga sot, 30 000 shtëpi më tepër do të pranojnë Energji të Gjelbër për dekadat në vijim nga dy hidrocentralet tona Deçan dhe Belaje. Bazuar në procesin e vlerësimit të detajuar, profesional dhe të paanshëm për secilin hidorcentral të ri tëndërtuar të KelKos Energy, Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit ka lëshuar disa ditë më parë Lejet Mjedisore për dy hidrocentralet Deçan dhe Belaje.

Me këtë evidencë, Zyra e Rregullatorit për Energji ka lëshuar sot Licencat e përhershme për këto dy hidrocentrale.

Procesi i lejes për stazën e tretë hidrogjeneruese Lumbardhi II është në fazën finale. Në kontekstin e Lejes Mjedisore, KelKos Energy ka aplikuar poashtu për një projekt tëavancuar të rehabilitimit nëpërmjet ndërtimit të liqenit turistik në Zalli Rupe, që nuk përdoret për prodhimin e energjisëelektrike. Do të shërbej vetëm si vend rekreativ për qytetarët e Deçanit gjatë sezonit të verës.

KelKos Energy shpreh respekt të lartë për autoritietet e Kosovës, që kanë vlerësuar dhe përfunduar këtë proces tëlejeve bazuar në kornizën ligjore dhe duke I’u referuar standardeve Evropiane për Mbrojtje të Mjedisit, të cilat Kelag i implementon në më shumë se 70 hidorcentrale të veta nëpër Evropë. 

Asnjë projekt tjetër i energjisë në Kosovë më herët nuk është analizuar, vlerësuar dhe monitoruar kaq thellësisht. 

Me këto hidrocentrale të liruara nga ndotja, varësia e qytetarëve të Kosovës nga prodhimi energjisë nga thëngjilli dhe impakti negativ në jetën e qytetarëve mund të reduktohet nga një hap i vogël i rradhës.

Ein Bild, das draußen, Wasser, Fluss, Gebäude enthält.

Automatisch generierte Beschreibung

Hidroenergji e gjelbërt e liruar nga ndotja për qytetarët e Kosovës

Ein Bild, das Welle, Zug enthält.

Automatisch generierte Beschreibung

Liqeni turistik në Zali Rupe

Ein Bild, das draußen, Gras, Straße, Schild enthält.

Automatisch generierte Beschreibung

Tymi nga ndotja nga termocentrali


MË SHUME NGA Lajme