Amerika e fortë premton një Kosovë të fortë

Amerika e fortë premton një Kosovë të fortë

Shkruan: Ridvan Berisha

Trump apo Biden? Shtëpia e Bardhë historikisht nën udhëheqjen e republikanëve dhe demokratëve ka prodhuar një bilanc mbështetjeje të madhe për Kosovën. Kosovarët e përjetuan, së paku gjeneratat dhe populli kolektivisht për sa kohë që Serbia e kishte pushtuar Kosovën dekada, dekada, dekada... ishim nën persekutimin politik e në fund të ballafaquar me gjenocid. Ngarendja e një pjese te komunitetit civilo politik në Kosovë për t'i bërë Veting Trump-it si president i keq, i ka rrënjët në fakt tek majtizmi, tek ideja universale e ligjeruar më tepër nga shkollat e po këtij lloj mendimi dhe, dhe qe korrespodon e githë kjo edhe me ligjërimin abrahamik, kur klerikët predikojnë midis tjerash një botë që duhet të premtoj barazi midis njerëzve. Është utopike kjo në ekonomi të tregut të lirë. Barazia para ligjit është tjetër gjë. Nuk mund ta imagjinoj se deri në ç'masë mund të formulohen analiza e konstatime për WH, Biden apo Trump. Nën ndikimin e një hambari të gjerë e t'pafund të brengave të bredshme, në te gjitha dimesionet e shtetndërtimit të ngadalshëm, angazhimi me kaq yrysh për ta ndarë Amerikën, në Amerikë te repubikanëve e demokratëve është shkollë mendimi e nxituar sepse historiku i përfshirjes së tyre, i WH, në mbështetje të Kosovës është demanti më mirë. Fjalimi i presidentit besoj ne ardhje Biden po ashtu i demanton këta zëra, "Do te jem president i të gjithë amerikanëve, i atyre qe më votuan dhe i atyre qe nuk më votuan" tha ai. Por jemi në pluralizëm dhe kjo perfaqëson natyrisht madhështinë e demokracisë.

Amerika e fortë - e premton një Kosovë padyshim të fortë në marrëdheniet ndërkombëtare!