Gjasula i bashkohet Kombëtares së Shqipërisë
BKT
Sport

Gjasula i bashkohet Kombëtares së Shqipërisë

Shqipërisë iu bashkua sot mesfushori Klaus Gjasula. Futbollisti i Hamburgut ka zbarkuar herët në mëngjes në aeroportin “Nënë Tereza” të kryeqytetit duke treguar gjithçka me foto.

Siç transmeton Panorama, 30-vjeçari iu bashkua ekipit kombëtar më vonë se lojtarët e tjerë për shkak të angazhimit në kampionat me ekipin e tij Hamburgun. Mes mungesave të rëndësishme në radhët e ekipit kuqezi si: Strakosha, Kumbulla, Trashi, etj., Gjasula i jep siguri trajnerit Reja për dy ndeshjet e fundit të fazës së parë të Ligës së Kombeve, ku ekipi jonë do të kërkojë medoemos sigurimin e vendit të parë në grup.