Vuçiç kërcënon sërish me luftë: Shqiptarët janë të përçarë
BKT
Lajme

Vuçiç kërcënon sërish me luftë: Shqiptarët janë të përçarë

Presidenti Aleksandar Vuçiç ka reaguar për deklaratën e tij se konfliktet e ngrira, siç e quajti ai atë të Serbisë dhe Kosovës sjellin përplasje të armatosura.

Të enjten, Vuçiç tha se rajoni i Nagorno-Karabakhut është dëshmi se si mund të kthehen përleshjet e armatosura si pasojë e konflikteve të ngrira, ndërsa iu referua Kosovës.

Por Vuçiç duket se nuk tërhiqet nga kjo deklaratë, duke e cilësuar atë të qartë.

Ndërsa reagimet e liderëve në Kosovë për këtë kërcënim, ai ka thënë se janë histerike.

”Ata kanë probleme të brendshme, deklarata ime ishte precize dhe e qartë. Kam folur për atë se duhet të shmangim politikën e konfliktit të ngrirë dhe se një konflikt i ngrirë në të ardhmen do të mund të sjell përplasje të armatosura, gjë që nuk e dëshiron askush”, ka thënë Vuçiç./abcnews.al


MË SHUME NGA Lajme