Meta: Më 25 prill referendum mbarëkombëtar
BKT
Lajme

Meta: Më 25 prill referendum mbarëkombëtar

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, deklaroi se rivendosja e rendit kushtetues është e padiskutueshme.

Në një reagim në rrjetin social “Facebook” Meta shkruan se mbi Kushtetutën qëndron vetëm populli.

Gjithashtu ai shprehet se në zgjedhjet e 25 prillit do të ketë një referendum mbarëkombëtar që do të rrëzojë sistemin që sipas tij po synon t’i kthejë qytetarët të pambrojtur.

Statusi:

Më 25 prill 2021 do të ketë një referendum mbarëkombëtar për të rrëzuar këtë sistem oligarkik, që kërkon t’i kthejë qytetarët shqiptarë në qenie pa vlerë, të pafuqishëm dhe të pambrojtur.

Rivendosja e rendit kushtetues është e padiskutueshme.

KUSHTETUTA mbi të gjitha.

MBI KUSHTETUTËN VETËM POPULLI.

 


MË SHUME NGA Lajme