19:48 / 13.11.2020
Pjesa e parë, Kosova-Shqipëria 0-1
Pjesa e parë e sfidës mes Kosovës U21 dhe Shqipërisë U21, është mbyllur me avantazhin e kuqezinjve prej 0-1, raporton RTKLive.com.
‘Dardanët’ e rinj dhe kuqezinjtë po përballen në ‘Fadil Vokrri’ në sfidën e parafundit të kualifikueseve të Evropianit.
Skuadra e Shqipërisë është treguar ekip më i mirë së skuadra jonë, derisa golin e epërsisë e realizoi Çokaj në minutën e 35’ pas harkimit të Muçës.
Shqipëria ka mundur të dyfishojë avantazhin pasi Tuci pati rast ideal, por dështojë të shënojë ballë për ballë me ‘gardianin’ e Kosovës. /RTKLive/























