20:46 / 13.11.2020
Hoti: Respektoni masat, mos e shtoni numrin e të infektuarve nga pakujdesia
Kryeministri Avdullah Hoti iu ka bërë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë masat antiCOVID.
“Nga sonte janë në fuqi masat e reja për secilën komunë bazuar në numrit e të infektuarve në shtaë ditët e fundit. Pa ndihmën e juaj nuk mund të arrijmë sukses. Mjekët, infermierët, stafi teknik, policia, inspektoratet dhe shtabet emergjente, janë në krye të detyrës. Mos ua vështirësoni atyre punën dhe vetes jetën. Mos e shtoni numrin e të infektuarve nga pakujdesia”, ka shkruar Hoti.























