Gashi: Beteja e Koshares ishte ferri i ushtrisë serbe
Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, njëherit ish-komandant i UÇK-së, në betejën e Koshares, ka reaguar pas deklaratave të bëra nga shteti serb, duke u shprehur se Kosharja ishte vendi ku dhanë besën për liri, aty u betuan se “ku u derdh gjaku i dëshmorve, kurrë këmba e ushtrisë serbe nuk do të shkelë“.
Po ashtu, ai ka theksuar se, edhe vetë trupat më elitare që i patë ushtria serbe, e cilësuan këtë betejë si “ ferri i Koshares“, “edhe sot për Serbinë, le të kujtohet beteja e Koshares...unë jam deshmitarë, këtu ishim dhe gjithmonë këtu do të jemë“- është shprehur Kryetari Gashi.
Shkrimi i plotë i Kryetarit Gashi:
“Koshare- vendi ku e dhamë besën për liri.
Në Kosharen Legjendare, nën udhëheqjen e Komandantit të Brigadës 138 Agim Ramadani, u betuam se aty ku u derdh gjaku i dëshmorve, kurrë këmba e ushtrisë serbe nuk do të shkelë... u zotuam para atdheut tonë se nëse vetëm një ushtarë mbetet e ka për obligim ta bëjë ushtrinë dhe atë sot e kemi realitet... ata 11 mijë trupat më elitare që i patë ushtria serbe, vetë e thanë “ këtu qenka ferri i Koshares“, edhe sot për Serbinë, le të kujtohet beteja e Koshares...
unë jam deshmitarë, këtu ishim dhe gjithmonë këtu do të jemë...
Xhafer Gashi“























