22:41 / 13.11.2020
Fitorja e tretë radhazi e Shqipëri U-21, uron Duka
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka shprehur përgëzimet për ekipin Kombëtar U-21 pas fitores Kosovë 0-1 Shqipëri në eliminatoret e Evropianit 2021.
Përmes një statusi të publikuar në rrjetet sociale, kreu i qeverisë së futbollit shqiptar ka uruar kuqezinjtë e vegjël për ecurinë e tyre në këto eliminatore dhe ka shprehur dëshirën që ky sukses të jetë një ogur i mirë edhe Kombëtaren në dy sfidat zyrtare në Nations League.
“Urime për fitoren e ekipit Kombëtar U-21 dhe ecurinë e tyre në grupin eliminator. Shpresoj që ky të jetë një ogur i mirë edhe për ekipin Kombëtar në dy ndeshjet e tij të radhës”, shkruan Duka në mesazhin e tij.























