Ndërron jetë artisti i njohur, ishte infektuar me Covid-19

Ndërron jetë artisti i njohur, ishte infektuar me Covid-19

Ndërron jetë në moshën 66 vjecare  artisti Valter Gjoni.

Gjoni ishte infektuar me Covid-19 dhe nuk ia ka dalë të fitojë betejen me semundjen.

Lajmi për ndarjen e tij nga jeta u bë nga djali Klevis Gjoni në rrjete sociale.

Valter Gjoni lindi në Tiranë dhe përfundoi studimet në Akademinë e Arteve.

Gjoni në fillim punoi  si aktor dhe regjisor në Trupën Artistike të Ushtrisë, në Teatrin Popullor (Kombëtar), pranë kinostudios “Shqipëria e Re” dhe RTSH.

Gjoni luajti në mbi 60 role në teatër, 8 në kinematografi, ka realizuar 5 filma dokumentarë, ka kryer mbi 20 ekspozita etj.

Ai mban disa tituj nderi brenda dhe jashtë vendit, ku titulli më i larta është Kalorës i Urdhrit të Meritës së Republikë Franceze dhe Urdhrin “Naim Frashëri” i Republikës së Shqipërisë dhe “Mirënjohja e Qytetit të Tiranës”.

Prej shumë e shumë vitesh ka punuar në Bashkinë e Tiranës ku mbante edhe detyren e Drejtorit të Protokollit./VP