Kur varfëria mendore udhëheq vendin...

Kur varfëria mendore udhëheq vendin...

Injoranca e një pjese të madhe të klasës politike është Ulëritëse.

Janë vënë në rresht budallenjtë për të dalë në media, duke u shprehur kundër festimeve dhe pregaditjeve për festat e fundvitit dhe Vitin e Ri. Mendja e tyre shterpë ju thotë që po bëjnë veprim të mirë duke u pozicionuar kundër stolisjes së qytetit apo Prishtinës, dhe duke menduar se me të njejtat para do ta luftojnë varfërinë materjale të disa familjeve..

Mesatarja e shpenzimeve gjatë viteve të kaluara për ndriçimin e Prishtinës ka qenë nga 50 deri në 100 mijë euro. Po cfarë varfërie mund të luftojnë këta mendjeshkurtër me këtë shumë? Asgjë.

Miliona tjera harxhohen në mënyra skandaloze, por ajo nuk ju bën përshtypje. Budallai ka frikë vetëm nga ajo që duket. Ju pengojnë dritat... Ndërkaq thirja më me vend e këtyre që luajnë të diturin dhe gjoja brengosen për të varfërit, do të ishte presioni ndaj deputetëve për ta miratuar

Pakon Ekonomike nga Parlamenti... Jo 100 mijë euro, por vendi ka nevojë që në këtë pjesë që ka mbetur para fundit të vitit, të harxhohen 200 milionë euro. Edhe më shumë. 400 milionë euro... Ndoshta edhe këto nuk mjaftojnë!!! Pas miratimit të Pakos dhe ndriçimit të gjithë vendit do të duhej të bëhet thirrje për harxhime masive nga ana e qytetarëve..

Kjo mund të bëhej përmes festimeve. Nëse ndriçimi do të kombinohej me koncerte dhe ngjarje të ndryshme, do të kishim vërshim masiv të qytetarëve nëpër rrugë, lokale, restorante, hoteleri.. Shpenzime që do linin të kënaqura pjesë të mëdha të ekonomisë. Së paku për muajin e fundit të vitit, sepse pjesa tjetër e vitit ka qenë mjerim.

Ndaj thirja kundër ndriçimeve, festimeve është më shumë se injorancë. Shtetet me ekonomi të fuqishme si USA bëjnë thirrje vazhdimisht për rritje të konsumit dhe shpenzimeve gjatë muajit dhjetor. Eshtë shansë e mirë për rritje ekonomike dhe infuzion për dy muajt më të ngadalshëm që pasojnë,- janarin dhe shkurtin...

Po cfarë po bëjmë ne për të rritur ekonominë që ka marrë tatëpjetën??

Jo vetëm që heshtim përballë skandalit të një institucioni si Parlamenti dhe partive në të, që për interesa të tyre mbajnë të bllokuar ndihmën ekonomike, por biem dakord me mendjeshkurtërit që mbyllja e vitit të jetë edhe më keq se pjesa më e madhe e tij, shkaktuar nga përhapja e pandemisë..

Të mos shpenzojmë asgjë sepse me to do financojmë 10 familje por ata që bëjnë këtë thirrje nuk e shohin se qindra familje të tjera po zhyten dhe po ju bashkohen të varfërve nga mungesa e parave, mungesa e shpenzimeve dhe klima negative që është krijuar. Na mbytën injorantët. Ske cfarë thua tjetër.

Por ia vlen të festojmë mbylljen e vitit. Me sa më shumë drita, ndriçues, zhurmues. Për vaksinën e zbuluar kundër Covid 19 dhe për lënien mbrapa të një viti të keq për pjesën më të madhe të globit. Për vendin nuk diskutohet. Mos ardhtë kurrë më një vit i tillë!!!!