Dronët që do bombardojnë marrëdhëniet turko-shqiptare

Dronët që do bombardojnë marrëdhëniet turko-shqiptare

Lufta e fundit në Nagorni Karabah mes Azerbajxhanit dhe Armenisë, e cila vec të tjerash shërbeu dhe si poligon dhe vend testues për armët, shpërfaqi shkëlqimim dhe dominimin e dronëve, të cilët prej një dekade përdoren nga USA në luftën kundër terrorit.

Brenda disa javësh, Azerbajxhani, - vend mik dhe aleat i Turqisë, nga i cili është furnizuar me Dronë sulmues, arriti të nxjerrë jashtë loje qindra tanke, sisteme raketore apo artileri, të gjitha këto prodhim rus.

Dominimi i Dronëve në këtë luftë të shkurtër, nuk mund të mos ju binte në sy luftënxitësve të përhershëm në Ballkan, Serbisë, zyrtarët vrasës të së cilës  ngarendën në Turqi, që të sigurojnë blerjen e këryre Dronëve.

Dronë të cilët ëndërrojnë në rastin e parë t'i përdorin më pas për luftërat dhe kërcënimet e ardhshme e që ky shtet ka në plan ti bëjë në të ardhmen e afërt e tutje.

Për ata që kanë harruar, Serbia ishte republika që sulmoi me radhë vendet që nga Sllovenia, Kroacia, për të ardhur tek Bosnja dhe Kosova, vende ku kreu krimet më të neveritshme dhe më masivet pas Luftës së Dytë Botërore.

Lajmi për blerjen e Dronëve turk u konfirmua disa javë më parë nga media serbe, por pjesa më e madhe e politikanëve të vetëkënaqur shqiptarë në Shqipëri, Kosovë e tutje, nuk e panë me vend për të reaguar.

Ata shpërthyen vetëm kur presidenti serb Aleksandër Vuçiç përmendi mundësinë që konflikti Serbi- Kosovë të kthehet në fushëbetejë, njejtë sikurse në Nagorni Karabah..

Shqetësimi u bë më real, kur lajmin për blerjen e dronëve nga Turqia, e konfirmoi politikani në intervisten e dhënë pë r emision Radar në  TV AbC, Pandeli Majko, duke saktësuar se Shqipëria po e mban shënim këtë fakt..

Ky fakt, i blerjes së dronëve turq nga Serbia,  dukej se nuk i kishte pëlqyer Majkos dhe mijëra shqiptarëve nëpër rrjetet sociale, të cilët kanë qenë të priur ti besojnë partneritetit që politikanët në Kosovë dhe Shqipëri kanë shpallur për raportet me shtetin turk.

Më shumë se partneritet, në media, takimet e shpeshta mes treshes Erdogan, Rama, Thaçi, u shpallën një aleancë e cila kishte për bazë historinë 500 vjeçare dhe vëllazërinë turko-shqiptare.

Turqia sipas këtyre tregimeve, do të ishte garanca e dy shteteve shqiptare dhe mbrojtja në rast të tërheqjes së NATO-s nga regjioni apo ndodhive të tjera, pretendim dhe kalkulim që duket se është i gabueshëm.

Së paku derisaTurqia është e gatshme t'iu shesë armë shteteve si Serbia, nuk duhet të lejohet të pretendojë miqësinë dhe vëllazërinë e përhershme me shqiptarët.

Ne nuk kemi forcë të ndalojmë Rusinë ti shesë armë apo ti dhurojë armë Serbisë, në rrugë për të dominuar dhe shantazhuar regjionin, por kur kjo vjen nga vendi që pretendon se na ka miq, nuk duhet të rrimë gojëkyçur.

Ne mund dhe duhet të bëjmë çdo përpjekje që të bllokojmē kontratën për shitjen e dronëve turk shtetit të Serbisë.

Qoftë edhe me dëmshpërblimin apo marrjen përsipër të kësaj kontrate, nëse kjo është çështje parash.

Sepse ska asgjë parimore nga një lider, qoftë ky Presidenti Erdogan, i cili saherë që vjen në Arnautllëk apo pret politikanët shqiptarë në Turqi, nuk ngurron të ngrehë në qiell vëllazërinë turko-shqiptare dhe mardhëniet strategjike.

Nëse shqiptarët apo edhe boshnjakët, kanë vlerë si njerëz në sytë e tij dhe kjo vëllazëri ka vlerë më shumë se njē shou propagandistik, personalisht ai nuk duhet të autorizojë këtë shitje.

Dy shtetet tona duhet t'ia bëjnë të qartë ,sepse Dronët po blihen nga Serbia për të vrarë shqiptarë, boshnjakë, kroatë dhe të tjerë, të cilët ky shtet fashist nuk i honeps dhe mendon që të jetuarit të lirë është një e drejtë vetëm për serbët.

Nuk po blihen Dronët qē Serbia të mbrohet nga sulmet e jashtme, ngase historikisht ky shtet është krijuar dhe rritur duke pushtuar dhe masakruar të tjerët.

Për të vetmen herë që u sulmua, hiq luftrat botërore, ishte sulmi i kordinuar nga NATO për të penguar kasaphanën serbe mbi popullin shqiptar në Kosovë.

Turqia për më tepër, si një vend antar i NATO, nuk duhet të kontribuojë edhe më tepër në prishjen e balancave në regjionin e Ballkanit dhe krijimin e kushteve për forcimin dhe dominimin e Serbisë.

Shqiptarët qoftë në Shqipëri, Kosovë apo kudo që gjenden duhet të mbrojnë interesin vetjak duke ndjekur shembullin e Izraelit, me sa na lejojnë mundësitë. Të mos kemi asnjë dilemë për këtë!

Ky shtet nuk lejon që ti shiten armë të fuqishme ruse Iranit apo shteteve përreth, qoftë edhe me çmimin e luftës,sepse e ka të qartë se Irani i kërkon ato armë për të zhdukur nga faqja e dheut shtetin e Izraelit.

Ky shtet që mbron interesin e vet në mënyrën më tē mirë doli edhe kundër USA, zyrtarë të së cilës kishin planifikuar shitjen e aeroplanëve F 35 shtetit të vogël të Katarit .

Politikanët që udhëheqin Izraelin , kanë mësuar nga historia dhe ju paraprijnë rreziqeve.

Problemi nuk duhet lejuar të bëhet i madh dhe i pamenaxhueshëm.. Në rastin tonë kjo do të thotë që Serbia nuk duhet të lejohet të armatoset për të na vrarë ose edhe ne të ndjekim të njejtën rrugë.

Të mos lejojmë të na vrasin në gjumë. Vetëmbrojtja e popujve lejohet me çdo ligj dhe konventë te Kombeve të Bashkuara..

Autor: Altin Ahmeti