Sonte Sllovenia-Kosova, drejtpërdrejtë në RTK
Kombëtarja e Kosovës në futboll, sonte në Lubjanë, përballet me Slloveninë, në sfidën e parafundit të Ligës së Kombeve, raporton RTKLive.com.
Dardanët në këtë ndeshje hyjnë pas disfatës në miqësoren kundër Shqipërisë. Skuadra jonë edhe në këtë duel do të jenë pa disa nga lojtarët kryesorë për shkak të lëndimeve dhe pandemisë, nga djemtë tanë që do të jenë në fushë pritet një angazhim i madh për të marrë një rezultat pozitiv nga ky duel i vështirë.
Në mungesë të tranjnerit Bernard Challandes, i cili është i prekur nga Covid 19, ndeshjen do ta drejtojë ndihmëstrajneri Muharrem Sahiti.
Sahiti, mbrëmë, në konferencën për medie, e pranoi se "ndeshja me Slloveninë do të jetë e vështirë, megjithatë ai beson se futbollistët e skuadrës sonë, do të japin maksimunin në këtë duel".
Rezultat pozitiv nga kjo sfidë kërkon edhe trajneri slloven Kek, i cili tha se skuadra e tij "duhet të jetë më agresive në ndeshjen me Kosovën".
Ndeshja mes Sllovenisë dhe Kosovës nis në orën 20:45 dhe transmetohet në RTK1. /rtklive/























