11:46 / 15.11.2020
IKShPK thirrje qytetarëve: Na ndihmoni, mbani maska-shpëtoni jetë
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka apeluar te qytetarët që të mbajnë maskë.
IKSHPK-ja ka treguar se puna në këtë institut po vazhdon pa ndërprerë.
“Të dashur qytetarë! Puna vazhdon pa ndërprerë! Na ndihmoni! Mbani maska-shpëtoni jetë! Së bashku të kursejmë jetë!”, thuhet në postimin e institutit.























