Rexhepi: Këtë vit ka rënie të numrit të aksidenteve me fatalitet
BKT
Lajme

Rexhepi: Këtë vit ka rënie të numrit të aksidenteve me fatalitet

Me disa aktivitete simbolike, Ministria e Infrastrukturës bashkë me Policinë e Kosovës, Kolegjin “Tempulli” dhe Asociacionin Kosovar të Motorizimit, kanë përmbyllur javën botërore për përkujtimin e viktimave në trafikun rrugor.

Drejtori i Divizionit të Komunikacionit Rrugor në Policinë e Kosovës, Jeton Rexhepi tha se krahasur me vitet parakrake ka rënie të aksidenteve me fatalitet.

“I vetmi qëllim është qe t’i sensibilizojmë qytetarët përmes të gjitha projekteve kemi përçuar mesazhin tek qytetarët, me qëllim që numri i viktimave të bie. Është një rënie graduale me vitet paraprake, do të thotë kemi numrin e reduktuar të numrit të aksidenteve”, tha Rexhepi.


MË SHUME NGA Lajme