Berisha i zhgënjyer flet pas humbjes me Slloveninë
Kombëtarja e Kosovës do të kthehet në Prishtinë kokë ulur nga kryeqyteti slloven, Ljublana, përkundër një paraqitjes solide kundër Kombëtares së Sllovenisë.
Ndeshja përfundoi me fitore të Sllovenisë 2:1. Pas ndeshjes Bernard Berisha për mikrofonin e Digitalb deklaroi se nuk duhet të humbet vullneti për ndeshjet e radhës.
“Nuk duhet me humb vullnetin për ndeshjen e ardhshme, e kemi ndeshjen me Moldavinë dhe duhet të luajmë më së miri për të fituar. Ka qenë një lojë shumë e mirë, për këtë duhet t’i falënderojë bashkëlojtarët për këtë ndeshje dhe nëse vazhdojmë kështu do të kthehemi të fitoret e lavdishme”, tha ai, raporton insporti.
Me këtë humbje, Kosova mbetet në vendin e tretë në grupin C3 me vetëm dy pikë të tubuara pas pesë ndeshjeve, kurse Sllovenia në vendin e parë me 13 sosh.
Ndeshjen e fundit në grup, Kosova e luan në Prishtinë ndaj Moldavisë, kurse Sllovenia përballet me Greqinë.























