Sahiti: Jam shumë i kënaqur me angazhimin e futbollistëve
BKT
Sport

Sahiti: Jam shumë i kënaqur me angazhimin e futbollistëve

Përfaqësuesja e Kosovës do të kthehet në Prishtinë kokë ulur nga kryeqyteti slloven, Ljublana,  përkundër një paraqitjes solide kundër Kombëtares së Sllovenisë. Ndeshja përfundoi me fitore të Sllovenisë 2:1.

Pas ndeshjes ndihmës trajneri Muharrem Sahiti për mikrofonin e Digitalb deklaroi se futbollistët u angazhuan pa fund.

“Nëse i analizon rrethanat, neve na ka penalizuar shumë pandemia, por ne do të dalim prej kësaj situate.  Ne jemi shumë të kënaqur me reagimin e lojtarëve sidomos pas ndeshjes me Shqipërinë dhe kjo për ne është shumë e rëndësishme. Penalltinë më shumë dëshirë do ta shikojë, pasi nuk e kam parë dhe rastin në minutën e nëntë, pasi këto dy raste kanë ndikuar në lojë. Profesor kur ju e thoni se nuk është penallti, atëherë pa e shikuar po e them se nuk është penallti. Kemi punuar shumë në aspektin psikologjik që duhet ta kthejmë vetëbesimin. Në të vërtetë edhe në këtë ndeshje kemi pasur shumë mungesa, kemi punuar shumë në aspektin psikologjik për këtë ndeshje, jam shumë i zhgënjyer që së paku nuk u shpërblyem me një pikë. Jam shumë i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve, atëherë vetëbesimi për të ardhmen na rritet.

Me këtë humbje, Kosova mbetet në vendin e tretë në grupin C3 me vetëm dy pikë të tubuara pas pesë ndeshjeve, kurse Sllovenia në vendin e parë me 13 sosh.

Ndeshjen e fundit në grup, Kosova e luan në Prishtinë ndaj Moldavisë, kurse Sllovenia përballet me Greqinë.