10:38 / 16.11.2020
Shqipëri – Bjelorusi, ndeshja vendimtare zhvillohet të mërkurën
Fitorja me rezultat 3-1 ndaj Kazakistanit të dielën e ka vendosur Shqipërinë në një pozitë ideale për të luftuar për vendin e parë në Grupin 4 të Ligës C.
Tani, Kombëtarja e Shqipërisë, e drejtuar nga trajneri Edi Reja, do të ballafaqohet me Bjellorusinë, ndeshje kjo e cila zhvillohet të mërkurën në “Air Albania” me fillim nga ora 16:00.
Rivali i së mërkurës është duke e kryesuar grupin me 10 pikë pas pesë ndeshjeve dhe fitorja eventuale ndaj tyre do t’ia siguronte kuqezinjëve vendin e parë në këtë grup dhe si rrjedhojë edhe kualifikimin direkt për në fazën e grupeve të Kampionatin Evropian, EURO 2021.
Shqipëria pozicionohet në vendin e dytë në grup me tetë pikë të mbledhura.























