18:10 / 16.11.2020
Kuçi e jep lajmin në RTK: Arrihet marrëveshja për Telekomin
Ministri Zhvillimit Ekonomik, Blerim Kuçi në emisionin “Imazh” të RTK-së e ka dhënë lajmin e fundit se është arritur marrëveshja ndërmjet Telekomit dhe Dardafonit për amortizimin e borxhit.
“Kjo marrëveshje nënkupton edhe zhbllokimin e xhirollogarive të Telekomit”, ka thënë Kuçi.
Sipas tij, kjo është marrëveshje për zgjidhje afatgjatë për situatën në Telekom./RTKLive/























