Arrat e reja/– Ndikimi i fuqishëm në shëndet dhe sëmundjet që parandalojnë
BKT
Lifestyle

Arrat e reja/– Ndikimi i fuqishëm në shëndet dhe sëmundjet që parandalojnë

Një regjim ushqimor i larmishëm dhe i pasur nga arrat mund të parandalojë një sërë sëmundjesh. Arrat janë të afta të frenojnë shumë komplikacione shëndetësore siç janë sëmundjet kardiovaskulare, kanceri dhe diabeti, thotë një studim ndërkombëtar mbi rolin e arrave. Shqipëria duke qenë se ndodhet në zonën e vendorigjinës së arrës, e kultivon prej shumë kohësh.

Të dhënat studimore që disponon konfirmojnë se njerëzit duhet të rrisin konsumin e frutave, perimeve, bishtajoreve, drithërave dhe arrorëve. Këto të fundit janë një burim i pasur i acideve yndyrore mono-të-pangopura.

Fuqi natyrale për zemrën dhe trurin 
Ndërkohë që arrat në veçanti përmbajnë sasi të mëdha të acideve yndyrore omega-3 të cilat e mbajnë zemrën të shëndetshme. Për më tepër, arrat dhe arrorët në përgjithësi janë të dobishëm në përmirësimin e funksioneve të trurit.n Ato pakësojnë rrezikun e sëmundjeve të trurit, sklerozës dhe Alzheimerit. Në rastin më të keq, këto ushqime vonojnë ose ngadalësojnë progresin e këtyre sëmundjeve të rrezikshme, thonë shkencëtarët.

Arrat janë të vetmet që përmbajnë sasi domethënëse të omega-3 me bazë bimore, dhe acidit alfa linolenik, për të cilat trupi ka kaq shumë nevojë. Sipas të dhënave rekomandohet ngrënia e një grushti me arra rregullisht. Kjo, sepse një sasi e tillë ofron 4 gramë proteinë, dy gramë fibër dhe magnez të bollshëm.

Arrorët përmbajnë shumë ushqyes të rëndësishëm
Profili i tyre ushqimor i bën ato lehtësisht të kombinueshme me një sërë produktesh të stinës. Shkencëtarët ndërkombëtarë kanë kryer plot 180 studime mbi vlerat e arrave dhe rolin e tyre në parandalimin e sëmundjeve kronike. Nëpërmjet këtyre studimeve, shkencëtarët kanë përcaktuar më mirë regjimin e duhur ushqimor. Ashtu si dhe stilin e duhur të jetesës që një njeri duhet të ndjekë që të ketë shëndet të mirë./