​Hyseni: Pandemia nuk ka adresë dhe fajtor
BKT
Lajme

​Hyseni: Pandemia nuk ka adresë dhe fajtor

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ekrem Hyseni i ka dalë në mbrojtje Qeverisë Hoti sa i përket menaxhimit të gjendjes me pandemi në vend.

Ai gjatë debatit parlamentar në Kuvend mbi gjendjen e COVID-19, ka thënë se për menaxhimin e kësaj sëmundjeje të rrezikshme nuk ka adresë për t’u fajësuar, duke iu kundërpërgjigjur kështu akuzave të Lëvizjes Vetëvendosje drejtuar Qeverisë Hoti për dështim të menaxhimit me pandeminë.

“S’ka sistem shëndetësor sot në botë që ka qenë i përgatitur të merret me këtë pandemi dhe t’u bëjë ballë dëmeve ekonomike, resurseve njerëzore dhe spitalore. Këto kanë qenë sfidë për të gjithë në botë. Nëse mendojmë që kjo pandemi ka një adresë, një fajtor në autor, ky është gabimi më i madh. Këtu qëndron dhe fillimi i humbjes së betejës sonë “, tha ai.


MË SHUME NGA Lajme