21:02 / 17.11.2020
Konjufca: Aleatët tonë e mbështetën Specialen pas ishte fakt i kryer
Në vazhdim të emisionit “Debat” në RTK, ish ministri i Jashtëm i Kosovës dhe nënkryetari i VV-së, Glauk Konjufca ka thënë se shtetndërtimi i Kosovës është sakrificë e drejt e popullit të Kosovës.
Konjufca duke folur për mbështetjen që shtetet përmendimore i dhanë themelimit të Gjykatës Speciale tha se ata u gjenden para një fakti të kryer.
“Pse Amerika, Gjermania, Franca, Britania e kanë mbështetur Gjykatën Speciale është se ata janë ndodhur përpara faktit të kryer, pra duhet ta dallojmë iniciativën me faktin e kryer. Tash jemi vonë, është votuar një raport në KE, tash është një njollë e zezë, është një hije mbi Kosovën dhe kjo duhet të hiqet. Nëse ne pretendojmë që jemi të pastër, kjo do të sqarohet”, ka thënë Konjufca. /RTKLive/























