Arben Gashi fajëson VV-në: LDK mori përgjegjësinë
BKT
Lajme

Arben Gashi fajëson VV-në: LDK mori përgjegjësinë

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së Arben Gashi thotë se LDK mori përgjegjësinë për udhëheqjen e vendit në një kohë të vështirë. Sipas tij, ndryshe veproi VV.

“Lidhja Demokratike e Kosovës ka qenë shumë e vendosur që duhet të jetë pjesë e përgjegjësisë, marrjes përsipër të proceseve të qeverisjes së vendit”, tha Gashi në T7.

“LDK e vetëdijshme se kemi sfida shumë të mëdha përpara. Ne kemi qenë të vetëdijshëm në atë kohë se kemi përpara proceset me Dhomat e Specializuara të Gjykatës. Ne kemi qenë të vetëdijshëm në atë kohë se s’do të jetë e lehtë menaxhimi i pandemisë dhe po ashtu ishim të vetëdijshëm se pandemia do të shkaktojë pasoja ekonomike”, theksoi ai.

“Por ishim të vetëdijshëm se duhet të marrim përgjegjësinë”, tha Gashi.


MË SHUME NGA Lajme