Ish- prokurorë të dështuar të EULEX-it punësohen si prokurorë të Speciales
Në emisionin “Studio e hapur” të RTK-së, ku mysafir ishte avokati Skender Musa, i cili foli për çështjet e prokurorëve të Speciales, me theks të veçantë, prokurorë të dështuar të EULEX-it, që tani po punësohen në Gjykatën Speciale.
Ish-prokurorët e EULEX-it:
Cesari Mihalcuk, prokur- Shef i Sundimit të Ligjit në EULEX, i cili muajve të fundit është punësuar nga GjS, i cili është paraqitur prokuror në seancën e rastit Salih Mustafa;
Andrew Carney- prokuror në EULEX, i cili ka hetuar rastin e vrasjes së Triumf Rizës;
Valeria Bolici, prokurore e EULEX-it në Kosovë, e cila ka hetuar rastin “Medicus”, ”Grupit të Dobrosinit”;
Alex Whiting-zv.prokuror i Specializuar, ndonëse nuk ka punuar në EULEX, ai ka hetuar rastin e Fatmir Limajt, Haradin Balajt, Isask Musliut, tani janë të angazhuar si prokurorë në Speciale, që për vrojtuesit e sundimit të ligjit konsiderojnë se kjo nuk është shenjë e mire, për faktin se ata nuk kanë treguar ndonjë sukses në punët e tyre si prokurorë.
Kështu mendon edhe avokati Skender Musa, i cili theksoi se ndaj krimeve të ushtruar mbi popullatën civile shqiptare në Kosovës, nuk kemi fare ndonjë veprim që vlen për ta theksuar nga këta prokurorë.
“Në vend të përndiqen për krime lufte e për gjenocid ndaj popullates shqiptare, që forcat ushtarake policore e paramilitare serbe kanë ushtruar mbi popullatën civile shqiptare, ata kanë bërë përndjekjen e ushtarëve të UÇK-së”.
Avokati Musa parasheh fatin e dështuar të këtyre prokurorëve në këtë tribunal, sepse në këso situatash, këta janë jo-objektivë, sidomos në aspektin, që në fushën e jurisprudences njihet si “rrethana lehtësuese” ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Avokati Musa shpalosi bashkëpunimin e prokurorisë serbe dhe përfaqësuesit politikë serbë, që hapur deklarohen për këtë çështje, duke ndikuar edhe në nocionin e aktakuzës.
Tutje, avokati Musa shtoi se në raste të caktuara, kur vërehen raste tendencioze nga ana e prokurorëve ndaj të akuzuarve, këta të fundit mund ta kërkojnë edhe largimin e prokurorëve nga procesi gjyqësor.
Avokati Musa, më tej, kritikoi organet vendore lidhur me formimin e gjykatave që do të bënin evidentimin dhe përndjekjen e kriminelëve serbë që kanë kryer krime në Kosovë, duke theksuar se ne si shtet e si popull jemi të vonuar në këtë drejtim./RTKLive























