Shkak pandemia, FIFA shtyn Botërorin e klubeve
BKT
Sport

Shkak pandemia, FIFA shtyn Botërorin e klubeve

Botërori i Klubeve i cili ishte në program në dhjetor është shtyrë nga FIFA për shkak të pandemisë Covid-19.

Qeveria e Futbollit Botëror ka dalë me një komunikatë dhe bën me dije Byroja e Këshillit të FIFA-s ka vendosur që të shtyjë Botërorin e Klubeve (FIFA Club World Cup Qatar 2020).

Zakonisht ky kompeticion ku marrim pjesë 6 klubet fituese të turneve ndërkombëtarë në 6 kontinenteve të ndryshme, dhe fituesen e kampionatit të vendit organizaror, është zhvilluar në muajin dhjetor, por për shkak të pandemisë që komplikoi programet e të gjithë kampionateve kombëtare, është vendosur që të luhet në periudhën 1 shkurt-11 shkurt 2021. Gjithashtu janë marrë vendime edhe në lidhje me Women’s World Cup 2022, për U20, si dhe për Women’s World Cup 2022, U17.

Kampionati i parë do të zhvillohet në Indi, kurse tjetri në Kosta Rikë. Për Botërorin e Klubeve, pritja këtë herë sidomos për tifozët e Bayern Munich të cilët duan të shikojnë skuadrën e tyre të ngrejë lart një tjetër trofe.