Real Madridi humbet dy yjet kryesorë para ndeshjes me Interin
BKT
Sport

Real Madridi humbet dy yjet kryesorë para ndeshjes me Interin

Real Madridi është duke u përballur me lëndime të rënda të dyshes Raphael Varane dhe Sergio Ramos para ndeshjes me Interin në Ligën e Kampionëve javën e ardhshme.

Qendërmbrojtësi spanjoll u detyrua të largohej nga fusha për shkak të lëndimit në minutën e 43’ në ndeshjen Spanjë – Gjermani.

Sipas “El Chiringuito.”, Ramos pritet t’iu nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore ne orët e ardhshme, por që ka frikë te Real Madridi se ai mund të mungojë për së paku dy javët e ardhshme.

Nga ana tjetër Raphale Varane gjithashtu u zëvendësua në ndeshje Francë – Suedi për shkak të problemeve fizike por ende nuk dihen shkaqet e vërteta të largimit të tij.

Ndeshja ndërmjet Interit dhe Real Madridit zhvillohet të Mërkurën, më 25 Nëntor në “Giuseppe Meazza”.