Kështu mbyllet pjesa e parë Shqipëria-Bjellorusia
BKT
Sport

Kështu mbyllet pjesa e parë Shqipëria-Bjellorusia

Shqipëria ka dominuar pjesën e parë të lojës kundër Bjellorusisë, raporton RTKLive.com.

Kuqezinjtë shkuan në pushim me avantazhin prej 3-1. Sulmuesi Sokol Cikalleshi (20’, 27’) dhe Rey Manaj (44’), shënuan për avantazhin e Shqipërisë, derisa golin e vetëm për skuadrën mike e realizoi Skavysh (35’).

Shqipëria dhe Bjellorusia po luajnë në ‘Air Albania’ në sfidën vendimtare për vendin e parë në Grupin 3 të Ligës C në Ligën e Kombeve. /RTKlive/