Ekonomia në krizë, por 1 miliardë euro rrinë kot në Bankën Qëndrore
BKT
Lajme

Ekonomia në krizë, por 1 miliardë euro rrinë kot në Bankën Qëndrore

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti bëri të ditur se derisa vendin po vuan nga kriza ekomike, nē Bankën Qēndrore janē mbledhur 1 miliardë euro si rjedhojē e bllokimit të aktiviteteve... Ai kritikoi këtë strategji të qeverisë dhe bëri thirje për rritje të shpenzimeve.

Bashkqytetarë të nderuar: 

Paradoksi më i madh i situatës në Kosovë që ka pasoja marramendëse tek ne! 

Shteti/qeveria i/e Republikës së Kosovës i ka në bankë qendrore të mbledhura nga ATK e Doganat e të pashpenzuara sot më 18 Nëntor 2020 më shumë se 1 (miliardë) Euro.  

Po, Po mirë e lexuat - 1 MILIARDË EURO! 

Prej vendimeve që qeverisë së kaluar për ndalimin e Investimeve Kapitale e deri te moslëvizja e qeverisë së tanishme janë akumuluar fonde marramendëse. Kur teoria kryesore në krejt botën është e shpenzimeve e kërkesës agregate, ne kemi shkuar në drejtimin e kundërt me kursime. 

Krejt bota merr kredi për të futur kapital të shumënevojshëm në ekonomi, ne kemi marr para nga ekonomia dhe po i mbajmë në bankë.  PRA, përveç krizës ne kemi marr nga qytetarët dhe nuk kemi gjet mënyrë me e kthy. 

Ne spaskemi nevojë as të kreditohemi as të shpikim shpenzime e transfere nga trusti.  Vetëm gjysma e këtyre fondeve të kthehej në këtë periudhë përmes programeve kreative do të kishte ndikim të madh. 

Nuk është koha për konzervatizëm e kontabilitet.  Është koha për kreativitet e shpenzim.


MË SHUME NGA Lajme