Gjimshiti: Miksimi mes lojtarëve me përvojë dhe të rinjve na jep besim
BKT
Sport

Gjimshiti: Miksimi mes lojtarëve me përvojë dhe të rinjve na jep besim

Mbrojtësi i Shqipërisë Berat Gjimshiti vlerësoi skuadrën pas fitores ndaj Bjellorusisë 3-2. Pas sfidës, lojtari i Atalantës u shpreh se përbërja e ekipit kombëtar kuqezi me futbollistë me përvojë dhe të rinj të talentuar duhet t’i japë besim skuadrës për të arritur rezultate pozitive në vazhdimësi.

"Besojmë që ekipi dha gjithçka në fushë nga  çfarë kishte brenda. E dinim që do futeshim në fushë për fitore. E di që loja u hap 3-2, deri në atë moment bëmë lojë të mirë, por pastaj e vumë veten në vështirësi. Nuk e filluam aq mirë sa menduam, dhe pse kishte shumë lojtarë të rinj me shumë cilësi. Të gjithë e kanë dhënë kontributin e tyre. Edhe ata që kanë luajtur më pak janë gjithmonë lojtarët më të rëndësishëm për ne. Në fillim nuk ecëm mbarë, këto dy ndeshjet i fituam dhe ia dolëm të kapnim vendin e parë", ka thënë ai, transmeton Panorama.

"Ka lojtarë të rinj dhe me eksperiencë Miksi është shumë më më mirë. Kjo duhet të na japë vetbesim kur të vijë marsi që do jemi prapë këtu”.