Ashley Graham tregon rutinën e kujdesit për fytyrën
BKT
Lifestyle

Ashley Graham tregon rutinën e kujdesit për fytyrën

Ashley Graham ka treguar se si kujdeset për fytyrën.

Ashley Graham i ka zbuluar ritualet e saj të preferuara kozmetike, të cilat lëkurën ia bëjnë më rinore. Edhe pse sipas sezonit ndryshon rutinën, baza mbetet e njëjtë, shkruajnë mediat e huaja.

Ajo është shprehur se e ka për qëllim që ta ketë lëkurën e butë dhe të shkëlqyer dhe një nga kushtet është hidratimi i mirë.

“Qëllimi im është të kem lëkurë të butë dhe të shkëlqyer, ndërsa njëri ndër kushtet për të është hidratimi i mirë”. ka theksuar Graham. Çdo ditë përdor pastrues të butë për heqjen e grimit dhe pastrimin e fytyrës. Ajo ka vite që përdor tretësirën micellar dhe e zbuloi që në sfilata përdoret edhe nga artistët e grimit. “Pa marrë parasysh çfarë keni në fytyrë, konsideroj që është me rëndësi ta pastroni në mbrëmje”, u shpreh ajo, shkruan Prevention.

Ndër formulat kryesore në kurën e lëkurës janë kremrat për hidratim. Më pas spërkat ujë trëndafili në fytyrë, gjë që i jep asaj lagështi shtesë. Kur ajo del nga shtëpia, patjetër vendosni një krem mefa ktorin mbrojtës.