Kosova gati për Evropian, tri xhudiste kërkojnë medalje
BKT
Sport

Kosova gati për Evropian, tri xhudiste kërkojnë medalje

Tri xhudistet kosovare Distria Krasniqi, Flaka Loxha dhe Loriana Kuka do ta përfaqësojnë Kosovën në Kampionatin Evropian “Pragë 2020”, që prej nesër deri të shtunën mbahet në Pragë të Çekisë.

Evropiani është gara më e rëndësishme e vitit për xhudistët tanë. Krasniqi garon në kategorinë deri në 48 kilogramë, Loxha në -57 kg dhe Kuka në -78 kg.

Sot pritet të garojnë Krasniqi dhe Loxha, kurse të shtunën Kuka.