10:57 / 19.11.2020
LIVE: Nis seanca e Kuvendit të Kosovës
Kuvendi i Kosovës po i vazhdon punimet e seancës plenare. Në këtë seancë janë paraparë disa pika.
Me kërkesë të deputetëve të Vetëvendosjes, do të mbahen edhe dy interpelanca të kryeministrit Avdullah Hoti.
Interpelanca e parë ka të bëjë me “Përfshirja dhe ndarja e liqenit të Ujmanit me Serbinë në dokumentin e zotimeve të 4 shtatorit 2020”.
Kurse interpelanca e dytë me trajtimin e temës të së pagjeturve në zotimet e 4 shtatorit.























