VV ka shuar Ministrinë e Diasporës, mos të shfrytëzohen ata njerëz për vota
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka kërkuar që diaspora të mos shfrytëzohet për qëllime politike.
Ajo këtë e ka thënë gjatë diskutimit në Kuvend për projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës.
“Është në plan legjislativ Ligji për diasporën. Mos të politizohet kjo. Në momentin që vjen nga qeveria, Ligji për Diasporën të ulemi të gjithë dhe ta bëjmë një ligj. Asnjë gjë nuk po bëjmë për diasporën”.
“Qeveria Kurti e hoqi Ministrinë e Diasporës. Diaspora të mos shfrytëzohet vetëm për votat e tyre, Diaspora ka dhënë mjaftë dhe tash shteti i Kosovës dhe Shqipërisë duhet të bëjë diçka për të gjithë ata bashkëkombës që jetojnë në diasporë”, ka thënë Kadriu, njofton Klan Kosova.
Ajo ka akuzuar kolegen e saj deputete nga Lëvizja Vetëvendosje, Fitore Pacolli se ka nxitur një konflikt në një takim me shqiptarë në Cyrih.
Pacolli ka thënë e vërteta e kësaj është se salla ka qenë e stërmbushur me njerëz që donin t’i takonin ata.
“Kërkesat e tyre kanë qenë që të mund të votojnë në ambasada dhe konsullata. Ata e dinë se ju jeni hajna, të korruptuar, prandaj në zgjedhjet e fundit kanë votuar LVV”.























