Haliti thotë se salla e Kuvendit është e kontaminuar: S’ka oksigjen!
BKT
Lajme

Haliti thotë se salla e Kuvendit është e kontaminuar: S’ka oksigjen!

Nënkryetari i PDK-së, Xhavit Haliti në emisionin “Debat” të RTK-së ka folur edhe për problemet që i ka salla plenare e Kuvendit të Kosovës.

Ai ka thënë se kjo sallë është e kontaminuar dhe këtë e ka të vërtetuar gjatë kohës sa ishte nënkryetar i Kuvendit.

“Salla është e kontaminuar. Që 12 vjet sistemi i ajrosjes nuk është ndërruar. Nëse qëndron në atë sallë mbi 4 orë, nuk je mirë. Prej çdo mbledhje kam dalë i këputur, koka më ka dhimbtë dhe nuk kam mundur të flejë. Sugjeroj të kopjohen sallat ndërkombëtare, të oksigjenohet sa më shumë, edhe nuk i merr gjumi deputetët”, ka thënë ai. /RTKLive/


MË SHUME NGA Lajme