Rrahmani preket nga koronavirusi, i bashkohet Hysajt në izolim
BKT
Sport

Rrahmani preket nga koronavirusi, i bashkohet Hysajt në izolim

Amir Rrahmani nuk ka debutuar ende në një ndeshje zyrtare me Napolin dhe do t’i duhet të presë për të paktën disa ditë të tjera për ta bërë këtë, pasi ka rezultuar pozitiv në tamponin e kryer paraditen e sotme.

Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës është vendosur menjëherë në izolim dhe nuk do t’i bashkohet grupit deri sa të mposhtë plotësisht koronavirusin, ndërsa pas Hysajt, bëhet i dyti futbollist i Napolit i prekur nga Covid-19.

Përveç Rrahmanit e Hysajt, Gattuso nuk do të ketë në dispozicion për ndeshjen me Milanin, as sulmuesin nigerian Victor Osimhen, që ka pësuar një dëmtim në shpatull dhe me shumë mundësi as portierin Ospina, i cili ka ardhur nga kombëtarja me problem fizike.

Gjithsesi organika e Napolit është mjaftueshëm e pasur me futbollistë cilësorë dhe në vendin e Ospinës pritet të luajë portieri i talentuar Meret, ndërsa në sulm do të luajë si “pykë” belgu Mertens dhe pas tij, Piotr Zielinski.