Pandemia, kërkohet rritja e buxhetit për shëndësinë
BKT
Lajme

Pandemia, kërkohet rritja e buxhetit për shëndësinë

Në kuadër të platformës “Kosova që duam”, financuar nga organizata Gjermane Friedrich Ebert Stiftung (FES), Instituti i Evropës Juglindore për Politika Shëndetësore dhe Sociale organizoi virtualisht tryezën e diskutimit të 4-tën me rradhë me temën “Faza e dytë: COVID-19!”.

Qëllimi kryesor i kësaj tryeze ishte të mbledh akterë kyç të sektorit shëndetësor nga spektri qeveritar, ai privatë, dhe spektri opozitar në mënyrë që të trajtohet sa më thelbësisht situata aktuale pandemike dhe se ku qëndron Kosova aktualisht me kapacitetet nacionale menaxhuese të situatës epidemiologjike në terren. Për më tepër u diskutua edhe sa i përket masave që qeveria po ndërmerr karrshi rritjes së numrit të infektimeve dhe se a do ishte e rrugës të ketë mbyllje komplete apo të vazhdohet me hapje të kontrolluar.

Në mes tjerash u diskutua se ku i kemi kapacitetet menaxhuese dhe si po shkon menaxhimi me pandeminë duke e ditur që jo vetëm Kosova por i gjithë globi është duke u ballafaquar me një sfidë jashtëzakonisht të vështirë dhe se konfrontimi me këtë armik në baza ditore është duke shkaktuar dëme të mëdha marr parasysh brishtësinë e sistemit tonë shëndetësorë.

Rekomandimet e dalura nga tryeza e diskutimit:

Që të ketë më shumë shkëmbime të njohurive dhe eksperiencave me vendete rajonit dhe mëtek;

Që të rritet buxheti për shëndetësi marr parasysh kostos së madhe për trajtimin e pacientëve

Që të trajnohen specializantët dhe teknikët e respiracionit

Që të mirren masa për mbrojtjen e personelit shëndetësor

Që të ketë një organizim sa më të mirëfilltë të institucioneve shëndetësore

Të ofrohet një linjë transporti më e sigurtë (Taksi për transport të pacientëve me COVID)

Që të ketë infektolog në çdo qendër të trajtimit

Që të bëhet funskionalizimi i komisioneve për parandalimin e infeksioneve intrahospitalore

Që t’u mundësohet studentëve të infermierisë të ndihmojnë në qendra të trajtimit


MË SHUME NGA Lajme