Gërxhaliu: Javën e ardhshme zyrtarisht nisin gërmimet në Kizhevak
BKT
Lajme

Gërxhaliu: Javën e ardhshme zyrtarisht nisin gërmimet në Kizhevak

Arsim Gërxhaliu, drejtor i Institutit të Mjekësisë Ligjore në Express Intervistë ka thënë se kanë marrë shkresë zyrtare që javën e ardhshme të fillojnë gërmimet në Kizhevak të Serbisë.

"Kryetari i grupit punues më njoftoi se ka ardhur shkresa përmes Kryqit të Kuq, sepse përmes tij merremi vesh me palën serbe, që janë duke i kryer punët logjistike dhe po përgatitemi të fillojmë gërmimet javët e ardhshme. Do ndërtohen tenda, kontinerë, të bartet rryma, pra logjistika po kryehet në Kizhevak”, tha ai.

Ndërkaq, ka shtuar se për koston e gërmimeve atje, çdo gjë që bëhet në anën e Serbisë kryhet nga Serbia, ndërsa ato në territorin e Kosovës bëhet nga pala kosovare.

Më 16 nëntor ishin gjetur mbetje mortore në Kizhevak, që dyshohen të jenë të shqiptarëve të Kosovës. 

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë në një komunikatë sot, tha se mbetjet mortore janë zbuluar në një gurore të madhe në Serbi, nga ekspertët e EULEX-it, të Institutit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës dhe Komisionit Qeveritar të Serbisë për Personat e Zhdukur. Gjithashtu, EULEX-i sqaroi se ekspertët e saj kanë kryer gërmime në Kizhevak që prej vitit 2015 dhe në vitin 2020, siç thuhet në komunikatë, ndodhi një përparim falë shfrytëzimit të imazheve fotografike nga ajri.


MË SHUME NGA Lajme