Manaj i LDK-së: Çështja e të pagjeturve nuk duhet të politizohet
BKT
Lajme

Manaj i LDK-së: Çështja e të pagjeturve nuk duhet të politizohet

Deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shkëmb Manaj, ka thënë se dje në Kuvendin e Kosovës nuk pati përplasje mes Arben Gashit, Shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së dhe deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Hajrulla Çekun dhe Hekuran Muratin.

Manaj tha se incidentet e tilla ndodhin si pasojë e mos menaxhimit nga kryesuesja e seancës për këtë akuzoi Arbërie Nagavcin, nënkryetaren e Kuvendit.

“Mënyra e mos menaxhimit është duke sjellë incidente të tilla mes deputetëve. Në këtë fazë të cilën ndodhemi mendoj se nuk i duhen gjëra të tilla Kuvendit. Arbërie Nagavci ka bërë që dje të kemi incidente të tilla, kryesuesit e Kuvendit duhet ta kenë të qartë se duhet të përfaqësojnë atë”.

“Gjatë interpelancës së djeshme për të pagjeturit, Driton Selmanajt, zëvendëskryeministrit nuk iu është dhënë fjala nga Nagavci. Po ashtu fjala nuk iu është dhënë as edhe deputetëve të LDK-së, ka thënë Manaj ne Klan Kosova.

“Dje nuk pati përplasje fizike mes deputetëve, pati përplasje verbale të cilat kanë qenë deri diku jo normale. Unë kam qenë afër deputetëve dhe e kam parë nga afër këtë ndodhi”.

Manaj ka theksuar se gjatë interpelancës së djeshme për të pagjeturit ai ia ka tërhequr vërejtjen deputetëve që të mos gënjejnë dhe të jenë të kujdesshëm sa i përket personave të zhdukur.

“Nga deputetët e LVV-së dje pati akuza të shumta të pabaza, ua kam tërhequr vërejtjen, duhet të jemi të kujdesshëm për personat e zhdukur sa herë flasim, sepse kemi mijëra familje që i kanë sytë nga Kuvendi”.

“Unë vlerësoj se shigjetat për këtë duhet t’i kthejmë nga Qeveria e Serbisë dhe jo nga njëri-tjetri. Të gjitha qeveritë serbe pas asaj të Sllobodan Millosheviqit kanë përgjegjësi për këto pasi janë duke i fshehur krimet”.

“Unë u them deputetëve se nuk duhet të bëhen politike dhe personale këto tema. Ne nuk kemi dashtë këto tema t’i sjellim në Kuvend për shkak të situatës që gjendemi tani ,pas aktakuzave të fundit nga Specialja”.

“Lufta jonë për këto tema është që të bëhemi bashkë kundër Serbisë”, ka thënë Manaj.


MË SHUME NGA Lajme