11:18 / 21.11.2020
Loriana Kuka e fiton luftën e parë në Pragë
Loriana Kuka ka kaluar në rrethin e dytë të Kampionatit Evropian që po mbahet në Pragë.
Xhudistja jonë ka arritur që në luftën e parë të mposht xhudisten me përvojë nga Portugalia, 41 vjeçaren, Yahima Ramirez, në kategorinë deri në 78 kilogramë, transmeton lajm.net
Në rrethin tjetër, Kuka do të takohet me fituesen e takimit Aleksandra Babintseva – Natascha Ausma.
Kujtojmë se Kosova tashmë ka fituar një medalje të bronztë në këtë garë, me Distria Krasniqin, që një gjë të tillë bëri të enjten.























