Lazio fiton ndaj Crotones, Muriqi nuk luan

Lazio fiton ndaj Crotones, Muriqi nuk luan

Lazio ka mposhtur Crotone në udhëtim me rezultat 2 – 0, në kuadër të xhiros së tetë të Seria A.

Ciro Immobile ndryshoi shifrat duke realizuar pas asistimit të Parolos (21′), rezultat me të cilin skuadrat shkuan në pushime, shkruan lajmi.net.

Kurse, golin e dytë që njëkohësisht ishte i fundit në ndeshje e shënoi Correa (58′).

Ylli kosovar, Vedat Muriqi nuk zhvilloi asnjë minutë këtë ndeshje duke qëndruar në stol.

Me këtë fitore, Lazio ngritët në pozitën e pestë me 14 pikë, derisa Crotone qëndron në fund me vetëm dy sosh.