10:51 / 22.11.2020
Napoli – Milan për kreun e tabelës në Serie A
Genaro Gattuso do të përballet me të shkuarën e tij sot në mbrëmje në San Paolo në një ndeshje që pritet të dhurojë emocione të mëdha, ndërsa spektakli parashikohet i garantuar kur dihet që në fushë do të zbresin emra si Ibrahimovic apo Insigne e Mertens.
Napoli-Milan është supersfida e javës së së 7-të në Serie A, një sfidë për kreun e renditjes mes dy skuadrave që e kanë nisur më mirë nga të gjithë këtë sezon.
Milani në këtë ndeshje do të drejtohet nga Daniele Bonera pasi Pioli dhe ndihmësi i tij janë me koronavirus, ndërkohë qe te Napoli, Gattuso nuk ka në dispozicion sulmuesin Osimhen si dhe Hysajn e Rrahmanin, të 3 pozitive me Covid-19.























