10:56 / 22.11.2020
Pique rrezikon një mungesë të gjatë
Sikur të mos mjaftonte momenti jo dhe humbja ndaj Atleticos së Madridit, Barcelona duhet t’i bëjë llogaritë për një kohë të gjatë exhe pa qëndërmbrojtësin Gerard Pique, i cili u dëmtua në sfidën ndaj Los Colchoneros.
Ky i fundit doli nga fusha e lojës në fillim të pjesës së dytë, pasi mori një goditje në gju dhe më pas e zuri edhe keq. Mbrojtësit doli me duar në kokë, ndërkohë që mediat në Spanjë raportojnë se mund të mungojë gjatë, transmeton Super Sport. Bëhet fjalë për një periudhë nga katër deri në gjashtë muaj, që mbetet të konfirmohet pas kontrolleve mjekësore. Veç Pique, probleme shfaqi edhe Sergio Roberto.























