Klopp i del në mbrojtje Salah

Klopp i del në mbrojtje Salah

Jurgen Klop refuzoi që ta kritikojë sulmuesin e tij Mohamed Salah, i infektuar me Koronavirus pasi mori pjesë në dasmën e vëllait të tij në Egjipt gjatë grumbullimin me kombëtaren.

Siç transmeton Albeu, trajneri i Liverpool-it, tha përpara ndeshjes kundër Leicester se ai nuk mund ta pengonte lojtarin e tij që të shkonte në dasmën e vëllait, ndërsa tashmë sulmuesi është rikthyer në Liverpool me një avion privat.

"Jam në kontakt të vazhdueshëm me të. Ai ndihet mirë dhe nuk ka simptoma. Nuk kam për të thënë asgjë publikisht për dasmën. Unë gjatë verës isha në Gjermani. Një shoku im spostoi festën e tij vetëm për mua. Do merrnin pjesë 50 vetë dhe në minutën e fundit unë vendosa që të mos shkoj. Në Gjermani lejohej në atë kohë. Por në vende të tjera ka më shumë presion social dhe dasma e vëllait është një moment shumë special. Unë duhet ta them se të gjithë lojtarët e mi janë shumë të disiplinuar. Ata e dinë situatën, por ndonjëherë nuk funksionon gjithnjë kështu. Pjesa tjetër është mes Salah dhe meje", tha tekniku gjerman në konferencën për shtyp.