14:01 / 22.11.2020
Arb Manaj realizon gol në Turqi
Arb Manaj e ka realizuar edhe golin e dytë personal, në takimin që skuadra Keciorengucu po e zhvillon ndaj Akhisarsportit, në kuadër të xhiros së 10-të të Ligës së Parë të Turqisë.
Sulmuesi klinas golin e dytë e ka shënuar në minutën e 33’, për rezultatin 2-0.
Ky është goli i pestë i Manajt prej transferimit të tij nga Trepça ’89 në Keciorenguc.























