Ky është program i nesërm në ‘Mirëmëngjesi Kosovë’
BKT
Lajme

Ky është program i nesërm në ‘Mirëmëngjesi Kosovë’

Nesër në emisionin e mëngjesit `Mirëmëngjesi Kosovë`, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Për të folur për përhapjen e Covid-19, masat si dhe vaksinën, në lidhje të drejtpërdrejtë nga Stambolli do të jetë Bilgin Sait, udhëheqës i repartit për Covid-19 në Spitalin Amerikan në Stamboll.

Poashtu, i ftuar do të jetë edhe Florin Aliu, ekspert i financave i cili flet për lëkundjet në Bursë, efektet e vaksinës.

Lidhje të drejtpërdrejtë do të ketë edhe nga Komuna e Shtimes, prej atje do të diskutohen projektet e komunës dhe gjendjen në këtë komunë me Covid-19, për këto dhe tema të tjera do të flas Naim Ismajli, kryetar i Komunes se Shtimes.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme