Mbi 300 gjoba për mosrespektim të masave antiCovid-19 në Prishtinë

Mbi 300 gjoba për mosrespektim të masave antiCovid-19 në Prishtinë

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë edhe gjatë vikendit përveç përgjegjësive për garantimin e rendit dhe sigurisë publike ka ushtruar edhe autorizimet e saj për ngritjen e nivelit të respektimit të masave anti COVID, thuhet në njoftim të Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës.

“E kuptojmë që është e domosdoshme lidhja njerëzore me njëri tjetrin, por tani për tani duhet të respektojmë rekomandimet e kufizimet e vendosura pasi që ruajtja shëndetit publik është një nga prioritet e të gjithë neve”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Policisë.

Policia e rajonit të Prishtinës ka vënë në dukje se po punon që bashkërisht me të gjitha subjektet dhe të gjithë qytetarët të parandalojnë përhapjen e virusit qoftë nga pakujdesia apo nga neglizhenca.

“Vetëm gjatë këtij vikendi, për personat që nuk po respektojnë masat parandaluese janë shqiptuar mbi 300 gjoba dhe janë dhënë me qindra vërejtje e këshillime për respektimin e tyre”, thuhet në njoftimin e Policisë.


MË SHUME NGA Aktuale