De Ligt lavdëron Andrea Pirlon
Matthijs De Ligt, ka lavdëruar trajnerin e tij Andrea Pirlon për të cilin bëri krahasime me ish trajnerin e tij Maurizio Sarri.
Holandezi e cilësoi më moderne lojën e që bën Juventusi këtë sezon sesa në sezonin e kaluar.
“Ishin disa muaj shumë të vështirë, po kam punuar shumë që të kthehem dhe jam i lumtur për ekipin”, deklaroi De Ligt për “Skysport”.
“Kam pasur një periudhë të vështirë, por nganjëherë kohërat e vështira mund të jenë pozitive. Tani kemi mentalitet më ndryshe, vitin e kaluar bënim presion të lartë në fushë, ndërsa tani luajmë futboll më modern. Mbrohemi më mirë, sikurse kur luaja tek Ajax, më pëlqen shumë ky stil i lojës”, tha mbrojtësi.
“Kemi hapësirë për përmirësime, tani luajmë vetëm me 70% të potencialit tonë. Kemi kundërshtarë të fortë këtë sezon si: Inter, Milan, Lazio, Atalanta, Napoli. Është një kampionat më i fortë dhe më ndryshe, por ne duhet të fokusohemi tek vetja jonë nëse duam ta fitojmë titullin”, tha ai.
Përndryshe, Juventus pas fitores së xhiros së tetë ndaj Cagliarit, qëndron në pozitën e 4-të me 16 pikë.























