Hoti bën homazhe tek varri i Xhemail Mustafës

Hoti bën homazhe tek varri i Xhemail Mustafës

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, e ka nderuar jetën dhe veprën e intelektualit, veprimtarit e patriotit të çështjes kombëtare, Xhemail Mustafës, në 20 vjetorin e vrasjes së tij.

Hoti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Mustafa ishte ndër figurat qendrore të rrugëtimit për liri dhe pavarësi.

Postimi i plotë i Hotit:

“Në 20 vjetorin e vrasjes, kujtojmë dhe nderojmë jetën dhe veprën e intelektualit, veprimtarit e patriotit të çështjes kombëtare, Xhemail Mustafa.
Bashkëpunëtor i ngushtë i Presidentit Rugova, një prej themeluesve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, publicist e shkrimtar, Xhemail Mustafa ishte ndër figurat qendrore të rrugëtimit tonë për liri dhe pavarësi.
Dija, penda dhe angazhimi i Xhemail Mustafes ishte në funksion të artikulimit të së drejtës tonë për liri dhe pavarësi përmes informimit të opinionit vendor e ndërkombëtar”, ka shkruar Hoti.